Itali, 18 gusht 2014 – Adil Rami nuk do të zbresë në fushën e "Mestalla"-s për ndeshjen miqësore mes Valencias dhe Milanit. Mbrojtësi francez ka marrë kërcënime nga ultrasit e ish skuadrës së tij, "Pipistrelli", shkruan "La Gazzetta dello Sport".
Për të evituar tensionet dhe situatat e padëshiruara me tifizët spanjollë klubi i Milanit dhe vetë Rami kanë vendosur që mbrojtësi të mos aktivizohet për asnjë minutë, madje as të mos udhëtojë me skuadrën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





