Durrës, 17 gusht 2014 – Teuta ka fituar 2-1 ndeshjen miqësore ndaj Besës, duke regjistruar fitoren e parë gjatë sfidave testuese për sezonin e ri 2014-2015.

Tek Teuta u aktivizuan Rizvani, Magani, Deliallisi,Kotobelli,Premci,R.Hoxha, Amataj, Ulluri, Shabani Bardulla, Magalhães: Osmani, Turtulli, Nika, Stafa, Pepa, Rezi, Dosti. Të besuarit e Likës kaluan në avantazh në minutën e 25 me anë të brazilianit Magalhães, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Kavajasit do të barazonin 10 minuta më vonë me Shabën, por pak minuta më vonë Teuta sërish do të kalonte në avantazh me Shabanin, i cili shënoi një super gol nga 40 metra me anë të një goditje të lirë. Loja nisi e shpejtë nga të dyja skuadrat dhe me një ritëm të kënaqshëm dhe ishin vendasit ata që kërkuan më tepër avantazhin. "Djemtë e detit" ishin tejet të mobilizuar dhe kërkuas, duke krijuar mori rastesh në portën e mbrojtur nga portieri Pëllumbi.

Braziliani Magalhães e nis me gol aventurën durrsake. Sulmuesi u aktivizua nga fillimi në përballjen miqësore ndaj besës dhe zhvilloi një lojë shumë të mirë. Braziliani fitoi vetë njëmbëdhjetë metërshin dhe e shndërroi në gol. Me këtë afrim Teuta duket sikur është gati, pasi lojtari nga kontinenti i largët është premtues dhe me shumë gjasa Partizani do të pendohet për largimin e tij.  

Tekniku i Teutës, Hasan Lika mbeti i kënaqur nga loja e zhviluar nga skuadra e tij, por theksoi se duhet ende punë për të arritur atje ku duhet.

"Zhvilluam një ndeshje relativisht të mirë, por duhet ende punë për të arritur atje ku duhet. E nisëm mirë sfidën, duke arritur të zhbllokonim rezultatin dhe të dominonim për minuta të tëra. Jam i kënaqur nga puna që kemi bërë përgjatë përgatitjeve për sezonin e ri, i cili theksoj se do të jetë tejet i vështirë. Disa skuadra janë përforcuar dhe detyrimisht ku sezon futbolistik do të jetë i vështirë. Ne kemi edhe disa ditë në dispozicion për to koaliduar si skuadër, pasi përgjatë kësaj sfide evidentova se duhet punuar me disa detaje të vogla. Kemi një grup me lojtarë të rinj, të cilët janë premtues dhe pretendojmë të bëjmë paraqitje dinjitoze përgjatë sezonit që pritet të startojë së shpejti", u shpreh Lika, duke theksuar se skuadra do të jetë gati për sezonin e ri.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/