Tiranë, 17 gusht 2014 – Një ndër zërat më të bukur të skenës shqiptare, Rovena Dilo më në fund është “dorëzuar pa kushte”.

“Dorëzohem” është një ndër hitet e këngëtares, por kësaj here nuk bëhet fjalë për këngën, por për ekspozimin e linjave të këngëtares.

Këngëtarja ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” teksa ka postuar një “selfie” teksa ishte duke marrë rreze dielli.

Fansat kurrë më parë nuk kanë pasur mundësinë ta shohin kaq sensuale dhe joshëse Rovenën.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/