Durrës, 17 gusht 2014 – Ekuipazhi i njërit prej mjetëve të policisë kufitare ka bërë të mundur shpëtimin e 6 personave që po lundronin me një skaf në zonën e Porto Romanos.

Siç bëjnë të ditur burime policore, skafi ishte batuar dhe 6 personat që ndodheshin në bordin e tij rrezikonin të mbyteshin.

Skafi ishte përmbysur për shkak të një dallge të madhe dhe për pasojë 46 vjeçari Gj.B. nga Tirana, djali i tij 22 vjeçar F.B. dhe 4 shokë të 22 vjeçarit E.K., 24 vjeç nga Durresi, E.A. 21 vjeç nga Tirana; Xh.M., 22 vjeç nga Durrësi dhe R.B., 22 vjeç nga Durrësi ishin në rrezik për jetën.

Gjate perpjekjeve per te shpetuar jeten e 6 personave, efektivet e policise kufitare kane vene jeten e tyre ne rrezik per shkak te detit te trazuar.

Fatmiresisht te gjithe personat e perfshire ne kete incident detar jane ne gjendje te mire shendetesore.

Pas shpëtimit të 6 personave, mjetet e policisë kufitare që po patrullojnë të gjithë bregdetin e Durrësit, kanë nisur punën për nxjerrjen në breg të mjetit lundrues.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/