Durrës, 17 gusht 2014 – Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të Manzës.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij, shtetasi Fatjon Hoxha, 21 vjeç, me profesion DJ.
I plagosur ka mbetur edhe nje person tjeter me te cilin udhetonte Hoxha, por identiteti i tij ende nuk eshte bere publik.
Mësohet se si drejtuesi i mjetit ashtu edhe pasagjeri jane në gjendje të rëndë dhe jane dërguar për kurim në spital.
Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, mendohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe per pasoje ka dale nga rruga.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





