SHBA, 17 gusht 2014 – Quhet Kenneth Douglas, 60 vjeç, dhe ka tronditur mbarë opinionin në SHBA me rrëfimin e tij. Ai ka deklaruar se gjatë viteve 1976-1992, ndërsa ishte punonjës i morgut në shtetin e Ohios në Amerikë, bënte seks me trupat e vdekur.

Sipas rrëfimit, thuhet se 60-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me viktima të moshave të ndryshme, ndërkohë që akoma më tronditëse ishte kur Kenneth kishte kryer marrëdhënie me një 23-vjeçare e cila ishte 6-muajshe shtatzënë dhe kishte mbërritur e vrarë në morg.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se një vrasës pohoi krimin për vrasjen e një 23-vjeçareje, por mohoi ta kishte përdhunuar atë, ndërkohë që në trupin e saj kishte shenja përdhunimi. Pas analizave të ADN-së, u vërtetua së Douglas ishte autori i përdhunimit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/