Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për mediat, deklaroi se në vitin e kaluar, shkalla e papunësisë u rrit me 11.8 %.

Sejko thekson se pasojat ekonomike nga pandemia janë të dukshme, duke shtuar se projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive dhe që infacioni do të kthehet objektiv brenda vitit 2022.

“Perspektiva e zhvillimit ka ardhur drejt zhvillimit gjatë muajve të fundit. Shqipëria ka qëndrueshmëri financiare. Ritmi i rimëkëmbjes ekonomike u përshpejtua. Norma e inflacionit ka qenë më i ulët nga se e prisnim. Ekonomia po vazhdon që të gjallërohet. Shkalla e papunësisë u rrit gjatë vitit të shkuar me 11.8 %.

Pasojat ekonomike të pandemisë të dukshme. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Synohet që të kthehet inflacioni në objektiv brenda vitit 2022. Norma bazë e interesit mbetet 0.5 %. Banka e Shqipërisë parashikon për këtë vit një rritje më pozitive nga se e kishim parashikuar fillimisht”, u shpreh Sejko.