Tiranë, 17 gusht 2014 –  Pas publikimit të skandalit ku sekretari i deputetit Koço Kokëdhima i kërkon një nëne ti sjellë vajzën 14-vjeçare për favore seksuale në këmbim të një vendi pune reagon Aleanca Kuq e Zi. 

AK shprehet se janë 365 ditë skandale e dështime. Në reagim thuhet se ministri i Mirëqenies Sociale duhet të japë dorëheqjen pasi ndërtoi zyrat e punësimit imoral. “Kujdes vajzat dhe motrat nga pedofilët socialistë. Bordellot e punësimit, imoralitet dhe korrupsion. Veliaj të japë dorëheqjen, ndërtoi zyrat e punësimit imoral. 

Koço Kokëdhima padron i shtetit shqiptar”- shprehet AK. Më tej ai e cilëson publikimin e rastit nga News 24 si një mision historik kundër krimit. “Kryeministri hesht për pedofilinë në zyrat e punës. Gazetari Artur Cani të mbrohet nga mafia politike”- thuhet në reagimin e AK-së. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/