Tiranë, 17 gusht 2014 – Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vendi ynë ka marrë medalje bronxi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës.
Në një postim në Twitter dhe Facebook, Rama shkruan se protagonistët meritojnë një duartrokitje të përzemërt.
“Shqipëria medalje bronxi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës – një duartrokitje e përzemert për protagonistët”– shkruan kryeministri Rama.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





