Durrës, 17 gusht 2014   –  Policia kufitare e Durrësit ka ndaluar tre shtetas kurdë, të cilët po tentonin të imbarkoheshin në një nga tragetet e linjës Durrës – Bari. Tre kurdët kishin destinacion Italinë, por tentativa e tyre për të udhëtuar drejt Evropës përfundoi këtu. 

Sipas policisë së Durrësit, 3 kurdët po tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Krahas 3 shtetasve kurdë, policia ka vënë në pranga edhe dy shtetas të tjerë që po tentonin të udhëtonin drejt Italisë me dokumenta të falsifikuara.

Këta shtetas kishin për qëllim të mbërrinin në vendet e zonës Shengen, ku do të kërkonin azil politik.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/