Lezhë, 16 gusht 2014 – Një krim është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku janë vënë në pranga tre persona. Blutë e Lezhës kanë arrestuar shtetasit Bardhok Kola, Elton Lleshi dhe Marin Marku, të cilëve u janë sekuestruar armë zjarri, mjete të forta dhe një bajonetë.
Gjithçka ka nisur gjatë një konflikti që Kola ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë në lagjen “Gurra”. Kola është kapur nga policia në momentin kur dilte nga vendi ku punonte, i armatosur me një automatik kallashnikov me 30 fishekë.
Ndërsa dy të personave të tjerë u janë sekuestruar nga policia një thike bajonetë dhe shkopinj bejsbolli, të cilët i kanë pasur gjatë konfliktit, shkaqet e të cilit pritet të zbulohen gjatë hetimeve në vijim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





