Tiranë, 16 gusht 2014 – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas publikimit të skandalit të Sarandës, tha se rilindja e së keqes po merr përmasa të frikshme.

Në një reagim në Facebook, Basha tha se “qehajai i Kokëdhimës, që ktheu zyrën e punës në zyrë pedofilie, nuk është rast i izoluar por emblema e rilindjes.”

Sipas tij, rilindësit që me ndihmën e dyshes Rama-Meta kanë mbërthyer qeverinë, janë  trafikantë droge dhe prostitucioni, falsifikatorë dhe gjobvënës.

“Rilindja e se keqes po merr permasa te frikshme. Qehajai i Kokedhimes, qe ktheu zyren e punes ne zyre pedofilie, nuk eshte rast i izoluar por emblema e rilindjes. Te denuar ordinere neper bote, trafikante droge dhe prostitucioni, falsifikatore dhe gjobvenes, keta jane rilindasit qe me ndihmen e dyshes Rama -Meta kane mberthyer qeverine, parlamentin dhe mbare shoqerine. A eshte ky vendi qe meritojme, Shqiperia qe enderrojme dhe duam”-shkruan Basha. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/