DURRES, 16 gusht 2014 – Bebe Rexha është seksi dhe joshëse në videon e parë muzikore të saj 'I Can’t Stop Drinking About You'!

Këngëtarja 24-vjeçare shqiptaro-amerikane, e cila dikur ishte soliste e grupit  Black Cards të Pete Wentz, po hyn në një karrierë solo tani me albumin e saj debutues.

 “‘I Can’t Stop Drinking About You’ i kushtohet një dashurie përvëluese që të fundos kur të është thyer zemra”, – i tha Bebe-ja shtypit amerikan.

“Doja që kënga të jetë fotografi, e cila tregon se si ndjehet dikush pikërisht në atë moment. Videoja është modeste dhe bruto, dhe ka atë ndijim të zemrës së thyer dhe furtunën e emocioneve që vijnë me të: pak zemërim, frustrim, trishtim, por edhe çmendurinë, dhe frikën pra së panjohurës. Është pasojë e dashurisë që  ka shkuar keq”.

Është hedhur në  iTunes: https://itunes.apple.com/us/album/i-cant-stop-drinking-about/id869747955?ign-mpt=uo%3D4

Info

Bleta Rexha (i lindur më 30 gusht 1989), me pseudonimin Bebe Rexha, është këngëtare-kanatautore shqiptaro-amerikane, e njohur kur ka qenë soliste (lead vocalist) e grupit amerikan "Black Cards" të krijuar nga Pete Wentz, dhe për bashkë-kompozimin e number-one Billboard Hot 100 hit "The Monster" nga Eminem shoqëruar nga Rihanna.

Rexha ka lindur në Brooklyn, New York City, Shtetet e Bashkuara, nga prindër shqiptarë me origjinë nga Dibra.

Rexha nisi karrierën e saj në muzikë qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën në shkollë të mesme, duke marrë pjesë në  musicals-et “Hello, Dolly!”, “Jesus Christ Superstar” dhe “Fiddler on the Roof”. Ajo u frymëzua nga muzikantë si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe The Temptations. Rexha fitoi "Best Teen Songwriter" në eventin vjetor në Nju Jork “Grammy Day” të  National Academy of Recording Arts & Science, që i dha mundësinë të takonte shumë prodhues të suksesshëm muzike.

Në mars 2010, basisti Pete Wentz i  Fall Out Boy formoi një grup alternativ elektro me Rexhën, i quajtur  Black Cards. Rexha do të kalonte shumë kohë në studion e tij me kompozime dhe incizime këngësh.

Në vitin 2012, Rexha ka filluar karrierën e saj solo.

Ajo filloi të editojë disa  cover-e akustike dhe  demo origjinale në kanalin e saj  YouTube.

Në vitin 2013, nënshkroi me  Warner Bros. Records, pasi pati sukses si kompozitore profesioniste, duke krijuar këngë të tilla si "Like a Champion" për Selena Gomez në albumin  Stars Dance, "Glowing"  për grupin  Island Def Jam, dhe  number-one Billboard Hot 100 hit "The Monster" të Eminem-it shoqëruar nga Rihanna.

/th. m. agjencia  lajmeve “Dyrrah”/