DURRËS, 16 gusht 2014 –  Për zbatimin konkretisht në terren të masave të planifikuara policia kufitare dhe migracionit ka marrë të gjitha masat për realizimin me korrektesë dhe cilësi të detyrimeve për sigurimin e jetës dhe qetësisë së pushuesve

Sipas një njoftimi për shtyp të datës 16 gusht 20124 të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, janë vënë në gjendje pune mjetet që ka në përdorim policia kufitare dhe migracionit, duke u fokusuar në mbajtjen në gatishmëri të mjeteve lundruese.

Është punuar për mbajtjen në gjendje pune të sistemit TIMS në të gjitha PKK-të (pikat e kalimit kufitar) dhe sidomos në ato me fluksin më të madh.

Janë shtuar postet e punës në PKK-të me fluksin më të madh dhe për mbulimin me punonjës punohet me orar të zgjatur.

Në të gjitha stacionet e PKM-së (Policia Kufitare dhe Migracionit) ku ka plazhe, punonjësit kryejnë edhe detyra të policisë së rendit, detyra specifike edhe për sigurinë në plazhe, për t’u ardhur në ndihmë shtetasve, sidomos në rastet kur u rrezikohet jeta.

Njësia e lëvizshme territoriale e Kufirit dhe Migracionit (DELTA), ka vënë në gatishmëri në interes të sigurisë në kufi dhe në plazhe personelin dhe mjetet në përdorim.

Në pikat e kalimit kufitar me fluksin më të madh, janë shtuar poste pune të kompletuara me personel dhe punohet me sistem 12 orësh: në PKK Durrës punohet me 29 poste pune, plus 15 të tjera, kurse në PKK Rinas punohet me 16 poste pune, plus 6 të tjera.

Gjatë periudhës 1-15 gusht 2013 kanë hyrë 1 354 404 shtetas te huaj në territorin shqiptar, nga të cilët në portin e Durrësit 107 867, kurse në aeroportin e Rinasit  108 142 vetë; gjithsej në qarkun e Durrësit kanë hyrë 216 009 të huaj, shifër që përfaqëson 16 përqind të numrit total si Republikë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/