DURRËS, 16 gusht 2014 –  Rusia dërgon në Shqipëri një “konvoj” me 4 anije, që transportojnë 16 641 tonë grurë, kurse Izraeli furnizon turqit e Shqipërisë me skrap nga Haifa.

Sipas dispeçerit të Autoritetit Portual Durrës, agjencitë detare  Albion, Intereuropa AlbaniaIntico dhe  Global Shipping kanë njoftuar se janë rrugës për në Shqipëri 4 anije me grurë rus (më 18 gusht 2014 parashikohet të mbërrijë në kalatën nr. 4 transportuesi  Nikolai Klinov me 5 175 tonë; më 20 gusht 2014 tre të tjerë:  Volga 4052 me 5 066 tonë në kalatën nr. 2;  Neptune me 3 120 tonë po në kalatën nr. 2 dhe Suna me 3 280 tonë në kalatën nr. 1).

Gjithsej 16 641 tonë grurë rus, me gjithë embargon e BE-së, SHBA-së, Shqipërisë.

Mësohet se grosistët e grurë-miellit kishin lidhje me ish-qeverinë e kaluar, e cila kishte marrëdhënie të mira partiake dhe shtetërore me Kremlinin.

Ndërkohë, agjencia detare  Durrës-Kurum ka njoftuar se më 17 gusht 2014 mbërrin anija me flamur holandez  Abis Cadis me 2 700 tonë skrap.

Abis Cadis-i është nisur më 13 gusht 2014, ora lokale 19:38:00, nga porti izraelit Haifa dhe do të shkarkohet në kalatën nr. 11 (Terminali Lindor) nga koncesionari gjerman  EMS APO.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/