E shtunë, 16 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Udhëzimi i ri, apartamentet, çmimet e reja në Tiranë e qytete. Vlera e shtëpive në të gjitha zonat e Tiranës dhe 70 bashki”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Nishani kthen tre ligje. Rama: Do kalojnë pa asnjë ndryshim
– Prokuroria kërkon inventar për paratë e vjedhura në bankë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nishani, me top qeverisë. Kryeministri dhe qeveria dënojnë kthimin e ligjeve në Kuvend”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Drejtues bankash tentuan të nxjerrin CASH-in jashtë
– Krimi në Dhërmi, flet pastruesja: Pronarët më mbajtën peng, pasi vranë kamarierin
– Vritet në Aleppo xhihadisti shqiptar nga Librazhdi
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Shtëpitë në Tiranë, harta e çmimeve, sa kushton metri katrorë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Nishani “ngel” për vjeshtë tre ligjet e qeverisë
– Aktori Pandi Toçe, mbytet pasi shpëton 11 vjeçarin. Flet vëllai i tij: Bëri një akt sublim
– Tendenca, 24 emra Zaho për 20 ditë
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Po Rama, pro apo kundër Fullanit? Do të qëndrojë apo do ikë? E nëse do ikë, si? Beteja për shkarkimin në shtator ecën në të njëjtën korsi me rrezikun e kapjes së institucionit të bankës”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Nishani “rrëzon” mazhorancën e 84 votave
– Zbardhen çmimet e banesave në të gjithë vendin
– Muhamed Sytari: Islami në trojet shqiptare ka mbërritur kohë para osmanëve
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Çmimet e shtëpive, ndryshon
vlera për m2 në Tiranë e rrethe”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Vrasja në Dhërmi, thika e shuarje cigaresh në trup ndaj kamarierit
– Presidenti Nishani kthen 3 ligje të tjera të qeverisë Rama
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Prokuroria gjunjëzohet para Fullanit
dhe Këshillit Mbikqyrës, shtyn për në shtator marrjen e tyre në pyetje për të mos u prishur pushimet”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Juristët: Mazhoranca të mbledhë firmat për shkarkimin e Presidentit, Nishani është kreu i SHQUP dhe jo i shqiptarëve
– Hyn në fuqi statusi i nëpunësit civil, qeveria u lë 2 vjet afat punonjësve të plotësojnë kriteret për vendin e punës
– Braçe kërkon ndryshimin e ligjit në shtator për shkarkimin e Fullanit, Braho në një linjë me Arvizunë për pamundësinë e shkarkimit
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Vdiq duke shpëtuar një fëmijë 12-vjeçar”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Armand Shkullaku: Arrestimet në Kosovë ishin të koordinuara me CIA-n
– Projekti/ Polakët i rikthejnë Maliqit kombinatin e sheqerit, punësohen 20 mijë persona
– Presidenti kthen tre ligje, Rama: Keqardhje, u punuan me të huajt”
– Instituti i Shëndetit Publik: Ebola, s'ka rrezik në Shqipëri
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





