16 gusht 2014 – Asteroidi, një "qytet-vrasës" apokaliptik, që mund t’i japë fund planetit tonë, i është drejtuar tokës. 

Asteroidi 1950 DA, i cili është me një diametër 1 kilometër, mund ta bëjë copë- copë planetin dhe t’i japë fund jetës që njohim ne. 

Përplasja do të shkaktonte një shpërthim me përmasa të papara, duke shkaktuar dallgë gjigante të afta për të mbuluar qytete të tëra, por, banorët e tokës nuk duhet të shqetësohen.

 Shkencëtarët, sipas një studimi të publikuar kohëve të fundit në revistën shkencore "Natyre”, thonë se edhe nëse ndodh kjo dukuri planetin nuk do të mund ta godiste deri më 16 mars 2880. 

Shanset se asteroidi do ta godasë tokën janë vlerësuar 1 me 300, por vëzhgimet më të fundit kanë ulur rrezikun në 1 me 4000. 

Por. duke e krahasuar me atë se rreziku që ju të goditeni nga rrufeja brenda një viti është 1 me 960,000, atëherë nuk duhet t’ua marrim inatin shkencëtarëve që na alarmojnë me këtë rrezik. 

Shkencëtarët janë duke punuar që të gjejnë mundësi për të devijuar rrugën e asteroidit, për ta përjashtuar edhe shansin më të vogël që ai të përplaset me planetin tonë. 

Një shkencëtar i tha “The Independent” se asteroidi, i cili është me diametër prej një kilometër, është duke lëvizur me shpejtësi prej nëntë milje dhe nëse do ta godiste tokën fuqia e tij do të ishte sa rreth 44.800 megaton tritol. Ndërsa bomba e parë atomike e lëshuar në Hiroshimë ishte e barabartë me 20.000 ton tritol. 

Pra, ky asteroid do të shkaktonte një shpërthim masiv, duke krijuar cunami, ndryshim të klimës së tokës, dhe me një fjalë shkatërrim të jetës njerëzore. 

Për fat të mirë, ne do të kemi edhe 35 breza shkencëtarësh të cilët do të mund të punojnë për ta shmangur këtë lloj katastrofe. 

Duhet theksuar se rreth 66 milion vjet më parë një asteroid gjigant goditi tokën në territorin e sotëm të Meksikës, ku i dha fund jetës së dinozaurëve në tokë si dhe shumicës së jetës bimore. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/