Tiranë, 15 gusht 2014 – Aurela Hoxha ka pasur një konflikt të vogël me ndjekësit e saj në Facebook.

Pasi disa nga ata e kanë kritikuar për mbajtjen e takave të larta në një rrugë me gurë, ajo u ka bërë block, qe ata të mos shohin më profilin e saj.

Por pasi shumë fansa të saj kanë filluar të shkuajnë për këtë, Aurela u ka kthyer përgjigje duke u thënë se është mirë dhe se takat e kishin lodhur pak.

Bukuroshja nuk e ka lënë me kaq duke u premtuar fansave të saj që do i bënte zhbllok kur të kishte bateri në telefonin e saj.

Aurela, pas pushimeve në Kapri, serviri për ndjekësit e saj në Instagram foto seksi duke treguar trupin e saj me forma.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/