Malajzi, 15 gusht 2014 – Në mënyrë misterioze, 35 mije dollare janë tërhequr nga llogaritë e katër pasagjerëve që u rrëzuan me aeroplanin MH370.

Bankat kanë vënë re këtë transaksion pesë muaj pasi avioni u zhduk. Paratë janë zhvendosur nga llogaritë e tre pasagjerëve, në llogarinë e pasagjerit të katërt. Policia ka nisur hetimet.

Një ekip po bëhet gati për kërkime nëpër ujërat e thella në një diametër prej gjashtëdhjetë mijë kilometrave katrorë. Abdul Ghany nga departamenti i hulumtimeve të krimit në Malajzi ka bërë të ditur për anomalitë në tërheqjen e 111.000 RM (35.000$).

Raportohet se transaksionet janë kryer më 18 korrik, ku para nga tre pasagjerë janë transferuar tek pasagjeri i katërt, para se të tërhiqen pa gjurmë. “Jeni duke hetuar rastin ku qasje të paautorizuara me qëllim të kryerjes së krimit, kanë vjedhur para” ka thënë Izany. “Jeni duke marrë filmime CCTV nga banka për të identifikuar të dyshuarit e përfshirë” ka shtuar ai.

Një burim i ka thënë “New Straits Times”: “Besojmë se të dyshuarit kanë tërhequr paratë nga viktima e katërt nëpërmjet disa bankomateve në Klang Valley”.

Përpjekjet për gjetjen e fluturimit MH370 janë duke zgjatur tashmë 5 muaj, duke u bërë një nga kërkimet më të shtrenjta në historinë e aviacionit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/