Itali, 15 gusht 2014 – Skuadra e Milanit po këmbëngul të transferojë në Milano mesfushorin tetovar të Napolit, Blerim Xhemaili. 28-vjeçari me që luan për kombëtaren e Zvicrës nuk ka preferuar të rinovojë kontratën, duke zgjedhur largimin nga "San Paolo".
Ndërkohë, mediat italiane bëjnë me dije se klubi 7 herë kampion Europe nuk jep asnjë cent më shumë se 3 milionë euro për kartonin e mesfushorit, që pëlqehet edhe në Gjermani, Spanjë apo Angli.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





