DURRËS, 15 gusht 2014 – Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës drejtoria rajonale e kulturës kombëtare në Durrës ka filluar nga puna për përgatitjen e ndërhyrjeve restauruese në dy lapidarë të qarkut, që lidhen me antifashizmin shqiptar.
Lapidari në në Porto Romano është ngritur në përkujtim të të gjithë viktimave nga Shqipëria dhe Kosova, që vuajtën dhe u ekzekutuan në kampin e përqendrimit nazist, i cili ndodhej pikërisht në këtë vend.
Po ashtu Ministria e Kulturës, ka përzgjedhur dhe lapidarin kushtuar Brigadës së XIII sulmuese.
Ndodhet në hyrje të qytetit të Krujës (pozicionuar në veri-perëndim në afërsi të rrugës kombëtare) në një terren me reliev pjesërisht të aksidentuar.
Memoriali, në këndvështrimin strukturor, ka pësuar dëmtime dhe degradim si pasojë e faktorit kohë, por, së shumti, nga mungesa e ndërhyrjeve konsoliduese, restauruese, por dhe prej dëmtimeve që janë kryer aty për shkak të ndërhyrjeve mekanike të qëllimshme.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





