Tiranë, 15 gusht 2014 – Nismëtarët e peticionit për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani, për skandalin e vjedhjes së thesarit të bankës, janë kërcënuar.
Ajtanga Lubonja, një ish-e përndjekur, e cila është bërë pjesë e aksionit të shoqërisë civile për mbledhjen e firmave, me qëllim që t’i kërkohet Kuvendit shkarkimi i Fullanit, pohon se ka marrë mesazhe kërcënuese.
Zonja Lubonja, pranon se i ka denoncuar në polici këto kërcënime, të cilat sipas saj i kanë ardhur me mesazhe në telefon mbrëmjen e djeshme.
Ja çfarë shkruhet në mesazhin kërcënues të mbërritur në celularin e Lubonjës: “Dimë gjithcka për ty, dimë se kush je dhe çfarë bën. Tani këto kohët e fundit po merresh me një peticion që po i shërben një politike të caktuar dhe të komanduar nga lart. Mos të të duket vetja e madhe, kur nuk di asgjë se çfarë bëhet me ty, hap sytë dhe shiko mirë përreth. Jam një që të dua të mirën prandaj po të flas, mos na detyro që të marrim masa të rrepta kundrejt teje… hiq dorë sa je në kohë”.
Ish-e përndjekura tregon edhe numrin nga ka ardhur sms-ja kërcënuese: 0665555595.
Por përfaqësuesja e shoqërisë civile, deklaron se nuk ka ndër mend të tërhiqet prapa, pavarësisht se është kërcënuar. Ajtanga Lubonja është vajza e xhaxhait të analistit të njohur, Fatos Lubonja.
Para mesazhit kërcënues, Lubonja ka marrë edhe dy mesazhe të tjera në telefon, që e akuzojnë se ka marrë para për nismën e shkarkimit të guvernatorit Fullani.
Nderkohe policia ben te ditur se ka identifikuar autorin e dyshuar per dergimin e sms-ve kercenuese. Ai eshte 28 vjeçari Aleksander Rrema, banues ne Tirane.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





