Tiranë, 15 gusht 2014 – Zbardhet ngjarja tragjike e ndodhur mëngjesin e të martës te Liqeni Artificial, ku humbi jetën një 55-vjeçar, që më vonë u mësua se ishte pikërisht ish-aktori Pandi Toçe.

Por, përtej lajmit të parë fshihet heroizmi i babait të dy fëmijëve, për të cilin as policia nuk denjoi te jepte një deklaratë në zbardhjen e ngjarjes pas dëshmive dhe hetimit paraprak.

Kjo ngjarje u regjistrua si aksidentale, por pas saj qëndronte sakrifica e njeriut të artit, i cili shpëtoi jetën e një fëmije 14-vjeçar që ra teksa luante me top së bashku me shokët te diga e Liqenit, por askush nuk mundi të shpëtonte dot 55-vjeçarin.

Fillimisht ngjarja ka qenë konfuze, por më tej ka qenë vetë fëmija me inicialet E. D., shokët e tij dhe disa dëshmitarë, që treguan se Pandi Toçe ishte hedhur në ujë për të shpëtuar nga mbytja të miturin.

Dhe, ndërsa ka shpëtuar atë, për shkak të asfiksisë së momentit dhe ujit në mushkëri, nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Mësohet se nga uji e kanë nxjerrë për fat të keq pa jetë, pikërisht babai dhe xhaxhai i vogëlushit që u shpëtua.

Në vendngjarje ka shkuar edhe një patrullë e policisë, ndërsa u bënë përpjekje që me një makinë Toçe të dërgohej drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por pa ia dalë dot.

Policia ka qenë e rezervuar për 48 orë duke kryer hetime dhe në pritje të autopsisë, ndërsa për fëmijën që ka pësuar një traume për shkak të ngjarjes, është rekomanduar kujdes i veçantë. Dëshmitë e mbledhura në vendngjarje dhe më tej raporti mjeko-ligjor, konfirmuan vdekjen për shkak të asfiksisë nga uji, ndërsa ka pasur edhe disa gërvishtje të vogla në trup gjatë përpjekjes kur shpëtonte 14-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:15 të mëngjesit të së martës në Tiranë, kur ish-aktori Pandi Toçe po bënte shëtitjen e përditshme në këtë zonë që e njihte mirë.

Familja e tij banon shumë pranë zonës së liqenit dhe babai i dy fëmijëve njihej si një notar i mirë, i dhënë pas peshkimit dhe vrapimit të lehtë e fizkulturës. Në bazë të rrëfimeve dhe hetimit të kryer, dyshohet se Toçe në momentin që ka qenë duke nxjerrë fëmijën teksa notonte me shpinë, ka goditur kokën në ndonjë prej betoneve të digës.

Kjo goditje dhe më pas zhytja e dytë e shoqëruar me asfiksi që i krijoi pamundësi për të reaguar dhe dalë në breg, mendohen se janë shkaqet e vdekjes tragjike.

Pandi Toçe, 55 vjeç, babai i dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë, të dy në gjurmët e të atit në art, kishte mbaruar studimet e larta për degën Gjuhë-Letërsi.

Ka punuar për pak vite aktor në teatrin e Peshkopisë dhe më tej inspektor për një kohë të gjatë në Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Pandi është vëllai i aktorit Vangjel Toçe dhe kanë punuar së bashku në teatër.

Njihej edhe për pasionin e të shkruajturit, kryesisht poezi dhe drama.

Ishte në pritje të një interviste dhe një projekti ambicioz në televizionin Top-Channel, pikërisht në ditën që ndodhi edhe tragjed