SHBA, 15 gusht 2014 – Në mediet ndërkombëtare janë postuar fotografi të aktorit të famshëm hollivudian, Robin Williams, i cili ditë më parë ndërroi jetë.
63 vjeçari në këto fotografi shihet i dobët fizikisht dhe i lodhur. Ai po merrte pjesë të shtunën në hapjen e një galerie arti, afër shtëpisë së tij në San Francisko.
Pas vdekjes u bë i njohur fakti se Williams vuantenga sëmundja e Parkinsonit, por që sipas gruas së tij, ai e kishte shumë të vështirë që këtë informacion ta ndante me botën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





