Angli, 15 gusht 2014 – Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka vetëm 24 orë që ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me reperen Iggi Azalea.

Kënga e titulluar “Black Widow” ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, ku vetëm në 24 orë ka marrë mbi 2 milionë klikime (2,168,015) dhe mijëra komente që komplimentojnë këngëtaret seksi për këtë projekt.

Në këtë videoklip Rita Ora vjen më seksi se kurrë, duke na treguar se nuk ka vetëm një zë unik por edhe “asete” të tjera.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/