Tiranë, 15 gusht 2014 – Bukuroshja Armina Mevlani ka kaluar një mbrëmje të këndshme në familjen e showmanit, Ardit Gjebrea.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Armina ka postuar një foto teksa pozonte krah Ardit Gjebresë, nga ku bënte të ditur se kishte marrë mjaft kënaqësi nga bisedat mes Arditit dhe Anilës.
Armina gjithashtu bënte me dije se kishte marrë shumë kënaqësi edhe nga përfaqimet e Anës së vogël, vajzës së Arditit.
"Një mbrëmje e këndshme pranë familjes Gjebrea. Kënaqësi nga bisedat e Arditit dhe Anilës, por edhe nga përqafimet e Anës së vogël", shkruan Armina.
Kjo foto në fakt ka ngjallur kureshtjen dhe të miqve të saj, ndërsa e kanë pyetur nëse ka ndonjë surprizë për "Kënga Magjike".
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





