Vlorë, 15 gusht 2014 – Këngëtarja e talentuar Argjentina Ramosaj teksa ndodhet me pushime në jug të Shqipërisë, na ka zbuluar edhe një tjetër dhunti të saj.

Këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale foto të pushimeve të saja të guximshme, pasi Ramosaj nuk futet tek ato femra që bëjnë pushime “klasike”, duke marrë thjesht rreze dhe duke postuar “selfie” seksi.

Argjentina i ka konceptuar ndryshe pushimet, ku për t’i dhënë adrenalinën e duhur, ajo ka provuar të hidhet nga lartësitë e shkëmbinjve, të qendrojë nën ujë, madje duke e konsideruar “mik” detin, apo edhe të provojë sporte ekstreme.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/