Durrës, 15 gusht 2014 – Që prej fillimit të fushatës kundër kultivimit të bimëve narkotike, strukturat policore të Qarkut Durrës kanë realizuar një sërë operacionesh policore “Për kontrollin e territorit per identifikimin dhe  asgjesimin  e bimeve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre”.

Në total janë evidentuar 47 raste të kultivimit të bimëve narkotike për të cilat ka filluar procedimi penal. Pjesa dërrmuese e rasteve të evidentuara i përkasin komunave të ndryshme të rrethit Krujë dhe vetëm dy të tilla rrethit të Durrësit (një në Ishëm me 65 rrënjë dhe 1 në lagjen Nr.14 Shkozet me 7 rrënjë).

Me qëllim shmangien e hetimit autorët kanë përdorur për kultivim kryesisht  sipërfaqe toke pa pronar apo të shpyllëzuara. Kjo ka bërë që vetëm  për 7 nga këto raste autorët e kultivimit të jenë identifikuar nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 1 ndiqet në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Në total numri i bimëve narkotike Kanabis Sativa të gjetura dhe asgjësuara përgjatë kontrolleve të territorit shkon në rreth 53.000 rrënjë.

Vetëm përgjatë 15 ditëve të para të muajit Gusht nga këto struktura janë evidentuar në total 101 parcela me rreth 31.000 rrënjë bimë Kanabis Sativa.

Disa nga zonat në të cilat kultivimi i bimëve narkotike ka qenë më frekuent janë fshatrat Tapizë,  Mukje, Brret, Shqezë, Bruz, Kurcaj, Verjon, Nuaj, Barkanesh, Mafsheq, Buraj, Gramëz, etj.

Ndërkohë dje, në fshatrat  Bruz Zall, Noje, Rancë e Kurcaj të rrethit Krujë. Po vijon puna për identifikimin e autorëve të kultivimit të tyre.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/