Tiranë, 15 gusht 2014 –  Policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë dy të rinj të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë se 30 automjeteve në qytetet, Tiranë, Durrës, Shëngjin dhe Laç. Këta shtetas sipas policisë së kryeqytetiti janë arrestuar pasi gjykata ka vendosur ndaj tyre arrest me burg në mungesë me akuzën e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Personat e arrestuar janë Marjan Toma si dhe Tonin e Fatmir Gjoni, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin pasi vidhnin automjetet bënë me dije policia i çmontonin nëpër servise e më pas i shisnin ato për pjesë këmbimi.

Sipas hetimeve të kryera në 2 muaj policia ka arritur të mbledh prova për aktivitetin kriminal të të rinjve ku Fatmir Gjoni dhe Gjergj Toma kryenin vjedhjet e më pas Tonin Gjoni i çmontonte mjetet për ti shitur për pjesë këmbimi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/