Shkodër, 15 gusht 2014 – Policia e Shkodrës, ka identifikuar sot autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmë në plazhin e Velipojës.
Ngjarja tronditi gjithë zonën e mbipopulluar nga pushuesit në këtë sezon vere, kur një person hapi zjarr në drejtim të një lokali dhe për pasojë mbeti e plagosur një turiste çeke.
Policia bën me dije se autori i ngjarjes është shtetasi Syrjan Hyseni 31 vjeç, nga fshati Daraxhat i Shkodrës. Ky i fundit mësohet se ka pasur një konflikt për çadrat në plazh me në person tjetër dhe në konflikt e sipër ka nxjerrë armën për ta qëlluar, por plumbat kanë kapur turisten çeke.
Ndërkohë, policia e Shkodrës e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa mësohet se turistja çeke 26- vjeçarja Martina Mala ka marrë ndihmën e nevojshme në spital.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





