E premte, 15 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Votimi 5 me 1. Meksi kërkon shkarkimin, Këshilli mbron Fullanin”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Astrit Patozi: Fullani duhet të jepte dorëheqjen që ditën e parë. Skamdali i Bankës, fytyra e sistemit që kemi ndërtuar
– Pronarët e hotelit masakrojnë me hanxhar për 500 mijë lekë kamarierin
– Velipojë, shkëmbim zjarri mes pushuesve, plagoset turistja çeke
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Pronarët vrasin kamarierin. Dhërmi, i riu nga Elbasani u vra pas debateve për mungesën e lekëve”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Skënder Gjinushi: Nishani dhe Basha, kukulla të Berishës
– Tiranë, prangoset grabitësi i grave. Gjykata e liroi
– Vrau me kallash djalin e xhaxhait për rrugën, dosja shkon në gjykatë
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Nëna e Adrian Bitraj: Djali nuk solli asnjë lekë në shtëpi”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Dhërmi, humbasin 500 mijë lekë të reja, pronarët masakrojnë kamarierin. Trupi gjendet 300 metra larg lokalit
– Lista e bizneseve. Ligji i ri, ja aktivitete që përjashtohen nga TVSH
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Projekti i buxhetit, rrogat në vendnumëro, ja sa do të rriten pensionet më 2015”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Krimi në Dhërmi, pronarët masakrojnë për vdekje kamerierin për 500 mijë lekë
– Këshilli i Bankës rrëzon propozimin e Meksit për shkarkimin e Fullanit
– KQZ zbardh financimet dhe borxhet e PS, PD e LSI
– Plumba në Velipojë, plagoset turistja çeke
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Kupola e BSH vetëshfajësohet”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Masakër në plazhin e VIP-ve, kamarieri masakrohet nga pronarët
– Ilir Meta lë pa rrogë deputetët e opozitës, shkak bojkoti
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Vjedhja e Bankës së Shqipërisë vë në lëvizje Arvizu, ambasadori i përcjell Prokurorisë dhe Parlamentit çështjen Fullani”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Si u zhdukën 165 milionë euro remitanca në 2013, kur Fullani ‘zëvendësoi’ 43 milion kartëmonedha të dëmtuara
– Zbardhet raporti, ja mashtrimet e Henri Çilit me reklamat e programeve të studimit pa licencë
– Zef Preçi: Qeveria të shkarkojë Fullanin, Kuvendi të shprehet brenda 30 ditëve, ja procedurat për largimin e tij
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Fullan, mos ik!”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Panairi Kombëtar i Suvenireve, mes mjeshtrave të trevave shqipfolëse
– Kamarieri në Dhërmi masakrohet dhe hidhet në det, në pranga pronarët e lokalit
– Hashim Thaçi: Në Kosovë s’ka vend për ekstremizëm
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





