Itali, 14 gusht 2014 – Eleonora de Nardis, gazetare dhe prezantuese e rrjetit televiziv italian Rai, është arrestuar nga policia.

De Nardis akuzohet për plagosjen me thikë të të dashurit të saj në krahun e majtë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në apartamentin e marrë me qera nga çifti në një lagje antike të Ostunit pranë Brindizit.

Mësohet se çifti, në momentin kur ndodhi plagosja ishin me pushime në bregdetin e jugut të Italisë.

Dëshmitarët pranë zonës shprehen se kanë dëgjuar të bërtitura që vinin nga brenda banesës më pas ka qënë vetë partneri i gazetares së Rai-t, i cili, i gjakosur, ka dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Policia po heton ende për ngjarjen për të përcaktuar motivin e këtij incidenti.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/