Tiranë, 14 gusht 2014 – FIFA ka publikuar renditjen mujore të kombëtareve. Për muajin gusht, kryesimin e kanë kampionët e rinj të Botës, Gjermania, si edhe në korrik, ndërsa kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi pozicionohen në vendin e 70-të. Në krahasim me muajin e shkuar, Shqipëria ka humbur tri pozicione. Gjatë kësaj kohe, përfaqësuesja jonë nuk ka zhvilluar ndonjë miqësore, ndërsa është në pritje të fillimit të fushatës kualifikuese të “Euro 2016”.
Sikurse dihet, Shqipëria bën pjesë në Grupin I, së bashku me Portugalinë, Danimarkën, Armeninë dhe Serbinë. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë më 7 shtator në Portugali, kundër kombëtares së Kristiano Ronaldos me shokë. Katër ditë më pas, skuadra e De Biazit do të presë në “Elbasan Arena” Danimarkën.
Referuar renditjes mujore të FIFA-s për gushtin, në “top 10” ka pak ndryshime nga korriku, si pasojë e paraqitjes në finalet e Botërorit të Brazilit, por ndryshon puna kur krahasohet me muajt e shkuar. Fjala vjen, Spanja, që e kryesonte rregullisht renditjen mujore të FIFA-s, ka zbritur në vendin e 7-të.
Ja renditja e “top 10” të FIFA-s:
|
1 |
Gjermania |
1736 |
|
|
2 |
Argjentina |
1604 |
|
|
3 |
Holanda |
1507 |
|
|
4 |
Kolumbia |
1495 |
|
|
5 |
Belgjika |
1407 |
|
|
6 |
Uruguaji |
1316 |
|
|
7 |
Spanja |
1241 |
|
|
8 |
Brazili |
1241 |
|
|
9 |
Zvicra |
1218 |
|
|
10 |
Franca |
1212 |
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





