Itali, 14 gusht 2014 – Kjo është vetura superluksoze, e cila do të jetë pjesë e patrullës së shërbimit policor ne Romë.
Përveçse është luksoze ajo është edhe shumë e shpejtë dhe quhet Evora Lotus.
Ajo iu është bërë dhuratë karabiniereve nga kompania Lotus.
Gjatë patrullimit, makina ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra turistëve, të cilët kanë fotografuar makinën.
Këto makina kanë çmime që variojnë midis 60 mijë dhe 80 mijë eurove.
Policia italiane nuk shquhet për posedimin e automjeteve të shtrenjta por ajo ka në pronësi modele si Ferrari apo Alfa Romeo, të cilat klasifikohen si automjete të shpejta.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





