Tiranë, 14 gusht 2014 – I njohur si “baroni i drogës” shtetasi shqiptar Gëzim Çela, është shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga zyra e Interpolit në Francë. Nëpërmjet një shkrese të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kërkohet shpallja në kërkim e ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, që më pas u kthye në trafikant kokaine.
Vendimi ka ardhur pas përpjekjeve të shumta të policisë për të rënë në gjurmët e Çelës, por pa rezultat. Pasi policia e shtetit mendon se Çela nuk ndodhet Brenda teritorit shqiptar, i ka kërkuar policisë që i akuzuari për trafik droge, të shpëllet në kërkim ndërkombëtarë.
Gëzim Çela humbi gjurmët pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ku Çela dyshohet e kishte një rol kyç në trafikun e drogës. Nga ky operacion u arrestuan 7 shqiptare mes të cilëve edhe kosovarë.
Gjithashtu po gjatë këtij operacioni gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





