Durrës, 14 gusht 2014 – Një i ri 16 vjeçar është mbytur në orët e mesditës së sotme në Shkëmbin e Kavajës.

Sipas informacioneve të para, adoleshenti A.K., banues në Shkallnur, ka humbur jetën, pasi ka pësuar atak kardiak gjatë kohës që ishte në ujë.

Megjithë ndihmën e parë që i është ofruar ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë kohës që transportohej për në spital.

Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur gjithë rrethanat e kësaj ngjarjeje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/