Tiranë, 14 gusht 2014 – Supermodelja Angela Martini pavarësisht se pushon në vendet më të bukura të botës, por në asnjërën prej tyre nuk ndihet si në vendlindje. Angela është rikthyer sërish në Shqipëri, pas pushimeve luksoze në Ibiza.

Nuk dihet se sa do jetë qendrimi i Angelës kësaj radhe në Shqipëri, por ajo i ka lejuar vetes të shëtisë në disa prej vendeve më të bukura të vendit tonë, ku fillimisht qëndroi në Sarandë, e ndërsa ditën e djeshme i është përkushtuar Shkodrës.

Supermodelja ka postuar në rrjetin social “Facebook” foto teksa pozonte në ballkonin e shtëpisë në Shkodër, duke e shoqëruar me një mesazh mjaft domethënës.

“Në vendlindjen time shoh ngjyrat e vërteta, kjo është arsyeja sepse të dua”- shkruante Martini.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/