Durrës, 14 gusht 2014 – Një 42 vjeçar nga fshati Sallmone, Shijak ka pësuar djegie në dorën e majtë, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Mësohet se 42 vjeçari A.H. ishte duke prerë një pemë pranë shtëpisë së tij në momentin kur ka ndodhur incidenti.
Gjatë punës ai ka takuar telët e korentit që ndodheshin shumë pranë dhe për pasojë ka pësuar djegie të rëndë në krahë.
Gjithsesi mjekët sigurojnë se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





