E enjte, 14 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Prokuroria, auditi i vitit 2014, vjedhja në thesar s’u zbulua”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fullani në provën e Këshillit Mbikëqyrës, Xhepa: Guvernatori të japë dorëheqjen
– Ndryshoi pamjen, Dritan Rexhepi kapet në Ekuador me 278 kg heroinë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Nis lufta Qeveri-President. Nishani përgatit kthimin e ligjeve në Kuvend të miratuar në seancën e fundit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Kapet në Ekuador me 278 kg kokainë, mjeshtri i arrative Dritan Rexhepi
– Shkodër, policët grabisin sërish argjendarinë, marrin dy pllaka ari
– Babai i alkoolizuar i preu veshin djalit, se kërkonte para dhe e rrihte
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Oferta e hetuesve, Banka e Shqipërisë, dy të arrestuar “të penduar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vrau dy policë, arrestohet në Ekuador shqiptari më i kërkuar nga Interpol
– Sa kushton toka në 240 fshatra, harta e re, përgjysmohet çmimi në Fier e Lushnje
– Berat, motra e padit për përdhunim, policia prangos 31 vjeçarin
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Fullani: Qëndrimi si Guvernator, tregues përgjegjshmërie”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Hapen konkurset për punë në shtet, ja procedurat që do ndiqen
– Shqiptari më i kërkuar në Europë, kapet në Ekuador me 278 kg kokainë
– Grabitësit me uniforma policie, sulm në argjendari
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Strehimi, ja si do të veprohet me kreditë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ekuador, kapet i kërkuari i Europës 4 shtete për identifikimin e Rexhepit
– Paratë e vjedhura nga Thesari dyshohet se janë çuar në Greqi
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Kanakari mediatik i Berishës kapërcen furtunën e Nikollës, universiteti i Artan Hoxhës 10 klasa për 2 fakultete dhe 6 mastera”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ja prapaskenat e dyshes Llalla – Fullani, kryeprokurori shmangu nenin 136 te Kodit Penal për vjedhjet e bankave, e klasifikoi vjedhje xhepash
– Juristët: Nishani nuk mund të veprojë si i pavarur, do mbajë përgjegjësi për zvarritjen e reformave
– Zbardhen të tjera fakte mbi vjedhjen e BSH, dhëndri i Fullanit 30 herë jashtë shtetit për 6 muaj, Bitraj 3 herë në Greqi
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Presidenti Nishani rrëzon mazhorancën, PS-LSI-PDIU”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Politikanët pushime kryesisht në jug, Rama në Vlorë, Nano në Kalkidhiki
– Petrit Ramohitaj dhe Bashkim Xhilaga mund të tjerrin lëmshin e BSH-së
– Mbledhja, sot Ermelinda Meksi përballë Fullanit dhe anëtarëve mbështetës fullanistë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





