SHBA, 13 gusht 2014 – Paris Hilton ka bërë një gafë që ka bërë xhiron e botës. Në vend që të shprehte dhimbjen për ndarjen nga jeta të aktorit të Hollivudit, Robin Williams, bjondja trashëgimtare e rrjetit të hoteleve “Hilton” i ka dhënë lamtumirën në Tuiter këngëtarit Robbie Williams.

”Lamtumirë Robin, një nga këngëtarët më të mirë që kam dëgjuar. Pushofsh në paqe Robin williams”, shkroi Paris në profilin e saj menjëherë pas lajmit për vdekjen e aktorit protagonist të “Mrs. Doubtfire”.

Një gafë e ngjashme ishte para disa muajsh edhe ajo e shumë fansave të Morgan Freeman, të cilët pas vdekjes së liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, nisën t’i shprehin aktorit dhimbjen për ndarjen nga jeta në profilin e tij.

Ngjashmëria e Freeman me Mandelën dhe fakti që aktori ka luajtur rolin e tij mund të bëhen shkak për një ngatërresë të tillë, por në rastin e Hilton, e cila ka akses në jetën e Hollivudit dhe i njeh nga afër shumicën e yjeve atje, kjo është e pafalshme

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/