Tiranë, 13 gusht 2014  – Pas padisë së dorëzuar gjatë ditës së sotme nga Ejona Isufaj, kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në kontTiranë, 13 gusht 2014 – Pas padisë së dorëzuar gjatë ditës së sotme nga Ejona Isufaj, kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve në kontrollin e universiteteve të pezulluara, ka reaguar deputeti demokrat Genc Pollo, një nga të paditurit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Pollo hedh poshtë pretendimet e Isufajt, që pretendon se nuk e dinte se diploma e saj e lëshuar nga IRERIE ishte e rreme.

Pollo thotë se ministria ka denoncuar publikisht IRERIEN në vitin 2007, por zonja Isufaj sipas tij ka qenë veshmbyllur.

Postimi i plotë i deputetit Genc Pollo

Dëgjova sot se kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit  znj. Ejona Isufaj  pretendoi se mori vesh që diploma e saj e lëshuar nga IRERIE në v. 2008 ishte e rreme vetëm kur tentoi ta ekuivalentonte në ministri (ne v. 2012). Dhe ankohet për shtetin i cili nuk ishte asgjëkundi për ta lajmëruar. 

Sic kam njoftuar në postimin tim para katër ditësh, ne si ministri, fill pasi e konstatuam, e denoncuam IRERIEN publikisht në vitin 2007 cka u përcoll gjerësisht nga media. Patëm reagime edhe nga persona te regjistruar aty të cilët kuptuan se ishin mashtruar. Por le të themi se zonja Isufaj ishte në letargji apo veshsymbyllur në vitet 2007-2008 dhe deri kur e mësoi nga Ministria e Arsimit të vërtetën e papëlqyeshme. Por si e justifikon zonja Isufaj  që megjithëse e dinte tashmë se diploma ishte e  pavlefshme ajo e paraqet atë në CV e saj e në aplikimet për punësim? 

Por ministre Nikolla hesht për këtë skandal ashtu sic hesht edhe  Rama për Arben Ndokën. Ky i fundit prej një muaji. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/