13 gusht 2014 – Manchester United i drejtuar nga Alex Fergusoni gjatë sezonit 2003-2004, u patën larguar lojtarë të rëndësishëm si David Beckham dhe Sebastian Veron.

E për t’i zëvendësuar këta dy lojtarë, United solli në Old Traford disa emra të rinj, në mesin e tyre edhe Cristiano Ronaldo dhe Kleberson.

Të dy këta futbollistë të transferuar në United patën zhvillime të ndryshme, Ronaldo u bë lojtari më i mirë i botës, ndërsa Kleberson mbetet transferimi më i dështuar në histori të gjigantit anglez.

Sot, Ronaldo numëron disa tituj e po ashtu është lojtari më i mirë i botës për momentin, kurse ish lojtari që u prezantua për një ditë me të në Old Traford, sot ka përfunduar duke punuar si kamerier në Mc Donalds.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/