Tiranë, 13 gusht 2014 – Me vendimin e qeverisë për IMEI-in e telefonave nuk ka rënë dakort opozita. Aq shumë propagandë për kundër regjistrimit me vullnet të lirë të IMEI është bërë nga selia blu (sipas tyre kjo cënon lirinë pasi në këtë formë përgjohet celulari i cdo individi) sa dhe një sajt në internet nën këtë emër sjell një shembull të pastër përgjimi; Biseda në Viber midis Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe këngëtares Bleona Qereti.
Biseda me shume mundesi eshte e sajuar. Para pak ditësh një format i ngjashëm u publikua nga një media online kundështare e ‘opozita’. Këtë radhë ‘pre’ u bënë Grida Duma dhe kreu i PD, Lulzim Basha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





