Britani e madhe, 13 gusht 2014 – Sa herë shënon Aaron Ramsey vdes një personazh i famshëm. Në fillim është marrë si shaka, por 6 raste e vërtetojnë këtë.
Rasti më i fundit është aktori i famshëm Robin Williams vrau veten pas problemeve me depresionin dhe gjithçka ndodhi dy ditë pasi uellsiani i Arsenal shënoi në Superkupën e Anglisë kundër Manchester City.
Rastet të tjera janë vdekja e Paul Walker, Gaddafi, Steve Jobs apo edhe Osama Bin Laden. Të gjithë kanë vdekur pasi ka shënuar gol Aaron Ramsey.
Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të lutemi që Ramsey të mos shënojë ose nëse shënon të presim kush do e ketë rradhën.
Robin Williams (12.08.2014) Gol kundër Manchester City-t të dielën (10.08.2014)
Paul Walker (30.11.2013) gol kundër Cardiff City
Whitney Houston (11.02.2012) Gol kundër Sunderland, këngëtarja vdiq një ditë më pas
Muammar Gaddafi (19.10.2011) Gol kundër Marseille, diktatori vdiq një ditë më pas
Steve Jobs (2.10.2011) Gol kundër Tottenham, gjeniu i teknologjisë vdiq pas 4 ditësh.
Osama Bin Laden (1.05.2011) Gol kundër Manchester United, terroristi u vra një ditë më pas.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





