Laç, 13 gusht 2014 – Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Fushë Krujë-Laç.
Mësohet se viktima është Anton Lleshi 19 vjeç, banues në Laç, ndersa i plagosur ka mbetur Petrit Lleshi 50 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Patokut.
Automjeti tip 'Peugeot', me targa LA 2781A, qe drejtohej nga 19 vjeçari Lleshi eshte perplasur me nje shtylle.
Policia ka shkuar në vendngjarje per te sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
Dyshohet se nje gabim ne drejtimin e automjetit eshte bere shkak per kete aksident te rende.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





