E mërkurë, 13 gusht 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Presidenti, harta e re territoriale, rikthehet në Kuvend”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Skema e shkeljeve në asgjësimin e parave, Manjani: Fullani të ikë, LSI e PS nuk e mbrojnë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Babai: Gabimi i Adrian Bitraj. Pensionisti pranon vesin e të birit për kumarin, akuzon se nuk e lënë ta takojë”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Shëngjin, mungon roja bregdetare, mbytet 8 vjeçarja nga Kosova
– Kontributet shoqërore dhe shëndetësore, përfitimet e reja
– Zhuljeta Harasani: Beton mbi kalldrëmet e Gjirokastrës
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Takim në BSH, Fullani refuzon dorëheqjen”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– E bija levë kokës babait pas sherrit për pronësinë
– Ligji për taksat kombëtare, përjashtohen tokat turistike
GAZETA MAPO hapet me shkrimin “Hartë e re për zonat informale, si ndryshojnë kriteret e legalizimeve”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Ja sa dieta dhe honorare marrin deputetët
– Paralajmërimi i PD: Me këtë hartë territoriale, zgjedhjet lokale në rrezik
– Universitetet e mbyllura, provime në gusht për studentët që nuk kanë marrë diplomën
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Skandali në Bankën e Shqipërisë, 8.2 miliardë lekë shpenzime në 4 vite”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Kina, 45 vite pas miqësisë së parë me Shqipërinë
– Hiqen lejet e armëve, si do veprohet me çiftet dhe pistoletat
GAZETA SOT ka si argument kryesor “Skandali me kontrollin e UET, pazaret me viktimat e reformës dyfishojnë tarifat dhe çmimet tek mega kioska e Henri Çilit, ja si shkelet ligji”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Abuzimet e Fullanit gropë në buxhetin e shtetit, paraardhësi Cani is dorëzoi BSH me 8.8 miliardë lekë fitim, guvernatori e çoi në 4.6 miliardë lekë
– Fatos Klosi: Nishani ushtar i bindur i Berishës, detyra e tij luftë kundër qeverisë
– LSI kërkon shkarkimin e Fullanit, kritika për keqmenaxhimin e Bankës së Shqipërisë
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Rrethi u mbyll”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Skandal/ Ja si mbaheshin në Ministrinë e Arsimit, në kohën e qeverisjes së PD, dosjet e institucioneve
– Didi: Më pak ngjarje kriminale, më shumë vizitorë në Shqipëri
– LSI: Guvernatori të dorëhiqet, ose të shkarkohet
– Paloka: Rama-Meta e ndanë Shqipërinë sipas orekseve
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





