Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit Guljelm Radoja, si pasojë e Covid-19.
Në një postim në Facebook, Sako vlerëson figurën e artistit të madh ndërsa shkruan se humbja e tij na la të gjithëve pikëllim dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.
POSTIMI I PLOTË
Lamtumirë, Guljelm Radoja.
U nda prej nesh pas një lëngimi të gjatë nën peshën e egër të virusit Covid-19 artisti i mirënjohur, qytetari ynë i denjë Guljelm Radoja. Na la të gjithëve një pikëllim dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm. Ai, me mjeshtërinë e artit të tij, u fut nëpërmjet ekranit në çdo shtëpi shqiptare dhe do të mbetet gjithmonë aty. Breza të tërë njohën përmes tij një botë karakteresh nga më të larmishmet. Me talentin e jashtëzakonshëm, ai arriti te krijojë gjithë spektrin emocional, prej më të virtytshmëve deri tek më të përkundërtit. Vetëm një shpirt i madh artistik mund ta shumëfishonte veten si ai.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Lamtumirë, Guljelm Radoja. U nda prej nesh pas një lëngimi të gjatë nën peshën e egër të virusit Covid-19 artisti i…
Posted by Emiriana Sako on Wednesday, May 5, 2021





