SHBA, 12 gusht 2014 – Sulmuesi i famshëm amerikan Clint Dempsey ka qënë protagonist i një gjesti shumë të veçantë në përfundim të ndeshjes së Major League Soccer mes Seattle dhe Houston.

Kapiteni i kombëtares amerikane iu afrua një tifozi të vogël që ishte duke ndjekur ndeshjen me nënën e tij dhe i ofroi fanellën e tij por me një kusht: ti jepte kokoshkat që ishte duke ngrënë.

Sigurisht që të dyja palët ranë dakord.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/