Tiranë, 12 gusht 2014  –  Policia ka mundur të identifikojë sot viktimën e aksidentit të ndodhur një ditë më parë në aksin Tiranë-Durrës.

Ai është shtetasi Ilia Theothor Selenica, 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në kilometrin e 5 të rrugës dytësore Tiranë-Durrës. 

Policia ka mundur ta identifikojë sot viktimën si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah/