12 gusht 2014 – Sy të nxirë, fytyrë e thatë, çehre e zbehtë, kjo është pamja e këngëtares me zërin unik, Adele, në Ditën Ndërkombëtare të Ujit.

Fansat që gjithmonë e shohin të grimuar janë “shokuar” kur këngëtarja ka postuar në rrjetin social “Facebook” këtë foto, madje gati- gati nuk e kanë njohur.

Disa prej fansave janë shqetësuar se mos këngëtarja e hitit “Skyfall”  po mban ndonjë dietë drastike apo më keq akoma është e sëmurë.

Këto pyetje ende nuk e kanë një përgjigje, por e vetmja gjë e sigurt është se Adele gjithmonë ka pohuar se edhe pse është e rrumbullakët dhe me shumë kile të tepërta, është komode me veten.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/